Mungesa e barnave në treg, Toma: Sëmundjet mbeten pa trajtuar! Po nxitet kontrabanda
Mungesat e medikamenetve në tregun farmaceutik shqiptarë vijojnë të bëhen gjithmonë e më të mëdha. Në një intervistë për Euronews Albania ish-presidentja e urdhrit të farmacistit Diana Toma, bën me dije se shumë nga kërkesat e pacientëve për trajtim me medikamente nuk po plotësohen.
“Unë mund të kërkoj që molekula të jetë nga një fabrike, por kjo gjendet nga dy tre fabrika të tjera në këtë rast s’do e quaja problem, problematikë kur në treg mungon totalisht si molekulë dhe i referohem rastit të salbutamolit, dhe sot të kërkosh është në mungesë, dhe nuk gjendet fare si molekulë”,-tha farmacistja Diana Toma.
Toma deklaron se mungesat janë të panumërta, duke vënë kështu në rrezik shëndetin e qytetarëve.
“Mbeten sëmundje të patrajtura, mbeten sëmundje të lëna zvarrë apo i pakompletuar trajtimi i tyre”,-tha farmacistja Toma.
Por mungesa e ilaçeve në treg çon në kërkesë të shtuar të qytetarëve për barna pa pullë, apo kontrabandë.
“Kjo situatë që quhet kontrabandë sepse po futet bari në mënyrë të paligjshme ushqehet në mënyrë të drejtpërdrejt nga mungesa e molekulave të caktura në tregun shqiptar apo nga pakënaqësitë që lidhen nga trajtimi me molekulat që gjendet në tregun shqiptar”,-u shpreh farmacistja.
Në gjykimin e Tomës, kjo është një tjetër anë e errët e medaljes, pasi, medikamentet e ardhura në mënyrë të parregullt ligjore , nuk ofrojnë garanci as për mënyrën e transportit e as për origjinën e barit, duke vënë në rrezik sërish jetën e qytetarit.
LEXONI GJITHASHTU:
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim
Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
- 18:45 Zbardhet agjenda e Shqipërisë në Konferencën Ndërqeveritare në Bruksel për mbylljen e grupkapitujve, Rama kryeson delegacionin
- 18:37 Kryenegociatori iranian paralajmëron SHBA-në: Mbajeni fjalën ose paguani çmimin
- 18:36 Sulme të reja në Gaza, pesë viktima mes tyre edhe një vajzë 9-vjeçare
- 18:07 Parlamenti Europian mesazh zyrtar Serbisë: Normalizimi i raporteve me Kosovën është kyç për integrimin
- 17:54 Kanye West reagon pas koncertit në Tiranë: Faleminderit Edi Rama dhe Shqipërisë
- 16:50 Sondazhi! Netanyahu rrezikon pushtetin, 60 % nuk e duan