Kërkimi shkencor mungon në universitetet shqiptare, thotë ish-zv. Ministrja
Mungesa e kërkimit shkencor është problemi themelor në universitetet e Shqipërisë, pasi nuk ka fonde të pamjaftueshme për të.
Kështu u shpreh ish-zv. Ministrja e Arsimit Mirela Karabina në emisionin Mirëmëngjes në Euronews Albania.
Karabina tha se vetë universitetet nuk i kushtojnë rëndësi kërkimit shkencor, duke treguar “mosvlerësim”.
Por kjo gjë, sipas Karabinës, pengon zhvillimin ekonomik që vjen si shkak i kërkimeve shkencore në fusha të ndryshme.
“Kur vetë universiteti nuk i kushton rëndësi tregon se deri më tani nuk i është dashur kujt kërkimi shkencor në universitete. Kjo tregon se ne nuk e vlerësojmë kërkimin dhe kjo është një gjë e rëndë sepse nuk do ketë zhvillim ekonomik për t’i shërbyer shoqërisë”, u shpreh Karabina.
LEXONI GJITHASHTU:
Të bashkohen parcelat e tokave që të ketë fitim në bujqësi, thotë eksperti
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës