Mungojnë specialistët/ Edhe administrata shtetërore në ‘hall’ për burime njerëzore
Edhe administrata publike po vuan për punëtorë të aftë. Mungesa e ekspertëve dhe specialistëve evidentohet në një nga raportet e fundit të Ministrisë së Financave.
Mungesa e ekspertëve dhe specialistëve po vë në vështirësi administratën publike. Me këtë shqetësim përballet Ministria e Financave, teksa bën planifikimin e strategjisë së Menaxhimit të Financave Publike.
Në raport ajo, vlerëson se mungesa e burimeve njerëzore është bërë pengesë për arritjet në pikat kyçe politikës fiskale.
“Për sa u përket rregullave fiskale, sfida kryesore lidhet me trajnimin e stafit të sektorit për analiza dhe statistika. Për të kapërcyer këtë problem, po planifikohet të ndjekin trajnimet për ta zbutur këtë risk. Këto dy vite, janë hapur procedurat e rekrutimit”, thuhet në raport.
Mungesa e stafit dhe ekspertëve është shqetësim madhor pothuajse në të gjitha funksionet.
Këtë vakum e kanë hasur vitin e kaluar, institucione si Kadastra dhe Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë. Edhe për zgjerimin e përdorimit të sistemit online të thesarit gjatë vitit 2022 u shfaqën rreziqe të brendshme që lidheshin me mungesën e specialistëve në sektorin IT.
LEXONI GJITHASHTU:
Moti i keq në vend, ndërron jetë elektricisti i OSHEE-së në Himarë gjatë punës për rikthimin e energjisë
Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër
- 08:51 Kush është Mykhailo Drapatyi, shefi i ri i ushtrisë së Ukrainës?
- 08:44 Mamdani pranon se nuk mund ta arrestojë Netanyahun nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e OKB-së, zbulon arsyen
- 08:38 Demokratët kritikojnë administratën Trump për financimin e luftës kundër Iranit
- 08:33 Moti i keq në vend, ndërron jetë elektricisti i OSHEE-së në Himarë gjatë punës për rikthimin e energjisë
- 08:30 Gjykata në SHBA anulon vendimin që liroi aktivistin pro-palestinez, Mohsen Mahdawi
- 08:22 Lufta me Iranin në ditën e 11-të, SHBA godet objektiva ushtarake iraniane, teksa Pakistani tenton diplomacinë