Murati: Berisha dhe Basha bashkëfajtorë, PD 8 vjet me vonesë për debatin mes dy liderëve
Erl Murati tha në studion e “Barometrit” se demokratët janë të pakënaqur si me kreun aktual të PD-së Lulzim Basha, si me ish-kryeministrin Berisha.
Për kryeredaktorin e “Gazetës Shqiptare”, tani nuk është koha e përshtatshme që të ketë një debat midis dy liderëve të së njëjtës parti, pasi ky debat po bëhet tetë vite me vonesë.
Për ta paralelizuar, Erl Murati përdori shembullin e Partisë Socialiste në vitin 2005, ku atëherë mund të diskutohej nëse më i pëlqyeshëm për publikun ishte Fatos Nano apo Edi Rama që sapo kishte marrë partinë, gjë që do të ishte normale edhe për Partinë Demorkatike në momentin që i kaloi Lulzim Bashës, por jo tani pas 8 vitesh.
“Gjatë këtyre 8 viteve Lulzim Basha është perceptuar si kryetari de-juro i PD-së dhe Sali Berisha si kryetari de-facto, ndaj një pjesë e elektoratit të PD-së i quan këta të dy fajtorë për humbjen e PD-së”, u shpreh Erl Murati.
Erl Murati tha se kur Lulzim Basha u bë kryetar i PD-së, Sali Berisha ka pretenduar që Basha do të bënte çdo veprim sipas vullnetit të ish-kryeministrit.
“Tani vendimin e parë që merr Lulzim Basha kundër dëshirës së Sali Berishës, ai e sulmon”, tha z. Murati.
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 18:16 Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar, shkak kërcënimi nga dronët
- 18:01 Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve
- 17:41 Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
- 17:35 Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 17:20 Finalja e Botërorit, paralajmërojnë kardiologët: Kujdes nga stresi për zemrën
- 17:14 I nxehti rrit rrezikun për depresion, 1 në 6 persona përballet me probleme të shëndetit mendor