Muriç transferohet në Itali, firmos me Sassuolo në Serinë A

13 Gusht 2025 | 17:57

Një tjetër lojtar shqiptar i është shtuar kampionatit Italian, portieri i talentuar i përfaqësueses dardane Arijanet Muriç.

26-vjeçari është huazuar te Sassuolo, por me të drejtë blerje në përfundim të këtij sezoni, ndërsa kostoja totale e kësaj lëvizje do të shkonte në 10 milionë euro. Tratativat mes Ipswich dhe italianëve vijuan për disa javë, ku më pas u gjet gjuha e përbashkët për kalimin e tij.

Kjo është herë e parë që Muriç i bashkohet kampionatit Italian, ndërsa më herët ka provuar të luajë në Angli, Holandë dhe Spanjë, një pjesë të kohës ka qenë i huazuar.

Qëndrimi te Ipswich nuk ishte aspak pozitiv, me lojtarin shqiptar që ishte i pafat, por dhe i pavëmendshëm duke shkaktuar gafa të ndryshme. Muriç është lindur e rritur në Zvicër, por zgjodhi të përfaqësojë dardanët në arenën ndërkombëtare, ku nuk kanë munguar performancat pozitive.

Sa i përket rrugëtimit te Sassuolo, asgjë nuk pritet të jetë e lehtë, pasi aktualisht mund të cilësohet si portier i tretë, por kjo renditje mund të ndryshojë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026