Muxhahedinët në senatin Amerikan. Diplomati Amerikan: Do të merrem me këtë çështje
Çështja e muxhahedinëve në Shqipëri është diskutuar në senatin amerikan. Diplomati James O’Brien që pritet të marrë postin e Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit tha se do të shqyrtoje incidentin ku humbi jetën një përfaqësues i muxhehedinëve.
James O’Brien, diplomati amerikan me përvojë për Ballkanin në vitet ’90, ka zhvilluar seancën dëgjimore ne Komisioni e Marrëdhënieve me Jashtë ne senatin amerikan. O’Brien pritet të marrë nga senati aprovimin për postin e Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë
Gjatë seancës së pyetjeve, senatori demokrat Bob Menendez ngriti çështjen e kontrollit të policisë së Shqipërisë në kampin Ashraf 3 në Manzë ku strehohen anëtarët e organizatës Muxhahedinët e popullit Iranian, (MEK).
Menendez përmendi vdekjen e njërit prej anëtarëve të kampit megjithëse pranoi që ka variante të ndryshme për rrjedhën e ngjarjeve dhe vlerësoi Shqipërinë që i ka strehuar ata, por ai shtoi se duhet garanci e vazhdueshme e sigurisë. O’Brien tha se do të shqyrtojë incidentin ku humbi jetën një përfaqësues i muxhahedinëve.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të Senatores Jeanne Shaheen për situatën në Bosnje, O’Brien tha se Shtetet e Bashkuara ia kanë bërë të qartë udhëheqësit të serbëve të Bosnjes, Milorak Dodik se qëndrimet e tij kundër stabilitetit, janë të papranueshme dhe se do të ketë pasoja nëse nuk tërhiqet prej tyre.
Senatori Chris Murphy theksoi se do të preferonte që SHBA-të të merrnin një rol më aktiv në shtensionimin e situatës në rajon.
Nëse konfirmohet, O’Brien do të zëvendësojë ish-ndihmës Sekretaren e Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried, e cila dha dorëheqjen nga detyra në mars. Presidenti Joe Biden e emëroi zotin O’Brien në maj për postin më të lartë diplomatik për Evropën në një kohë kritike kur Rusia vazhdon luftën ndaj Ukrainës në konfliktin më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Posti i ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë mbulon 50 vende që nga Britania deri në Azerbajxhan, përfshirë Ballkanin Perëndimor.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve