“Muxhahedinët thyen besimin”, Qiriazi: Operacioni i policisë legjitim, por i vonuar
Eksperti i sigurisë Redon Qiriazi tha për Euronews Albania se muxhahedinët e vendosur në Manzë, kanë shpërdoruar besimin që qeveria shqiptare u dha duke vënë në rrezik sigurinë e vendit.
Qiriazi tha se operacioni i zhvilluar nga policia ishte tërësisht legjitim, madje sipas tij ishte i vonuar, pasi edhe më herët ka pasur informacione që në këtë kamp të MEK-ka pasur aktivitete të paligjshme.
“Ajo që unë mendoj është nuk ka qenë vetëm një detyrë legjitime e policisë së shtetit, por ndoshta ka qenë edhe e vonuar, pasi informacione për aktivitetin e tyre ka pasur prej shumë kohësh.
Në fakt Irani është ankuar se brenda kampit organizoheshin sulme kibernetike nga individë të caktuar. Në fakt kjo gjë është përdorur si argument për të legjitimuar një ndërhyrje të mundshme në territorin shqiptar.
Nëse e mbani mend pas largimit të ambasadës iraniane u bë edhe një “kërcënim” në muajin tetor, ku thuhej se veprimet e qeverisë shqiptare për mbrojtjen e një grupi terrorist që kërcënon sigurinë e Iranit, na legjitimon ne në bazë të të drejtës ndërkombëtare për të ndërmarrë masa mbrojtëse, qoftë këto sulme me dron.
Shteti Shqiptar u ka ofruar atyre azilantëve politik, mbrojtje dhe ky mirëbesim është shkelur”,-tha eksperti i sigurisë Redon Qiriazi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Elon Musk ka frikë”, eksperti i IT: Ja përse nuk përballet dot me Zuckerberg
Si do të shpëtojë Maqedonia e Veriut nga kriza? Gazetari zbulon skenarët
Unioni i Transportit tha se do reduktonte urbanët/ Kontrollori: Ja si është situata
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo
- 18:58 Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
- 18:55 Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore