Muzeu Marubi, shtëpia e fotografisë së parë shqiptare

2 Janar 2020 | 15:46

Diku në veri-perëndim të shqipërisë zë fill një qytetërim mijëra vjeçar plot finesë, kulturë dhe pasion për të bukurën e për artin në tërësi. Ashtu siç cilësonte dhe Edit Durham, Shkodra i paraprinte zhvillimeve: “Kultura e qytetit të Shkodrës asht e tillë që ka rrezatue, jo vetëm në Shqipni, por edhe në Ballkan.

Të gjitha periudhat e vështira të mbijetesës dhe të luftave për pavarësi, kanë mrenda edhe emnin e Shkodrës”.

Në Shkodër u shkrep fotografia e parë Shqiptare nga dinastia “Marubi

Në vitin 1858 në qytetin e Shkodrës mendohet se u shkrep fotografia e parë, një auto-portret i Pietro Marubit që tregon shkallën e lartë të zhvilimmit te tij për periudhën e vështirë që po kalonte vendi. Kjo familje nuk ishte e vetmja që zhvillonte artin e fotografisë në Shkodër .

Familja Jakova, Nenshati, Pici, Rraboshta dhe Dritëshkroja e Kolës ishin disa nga personazhet që fiksuan momentet më të rëndësishme të Shkodrës në negativët e aparatëve të tyre. Këto familje ende sot trashëgojnë me fanatizëm profesionin e të parëve të tyre.

Në hyrje të pedonales “Kolë Idromeno” ndodhet studio “Nenshati” ose më saktë, trashëgintarët e fotografit Angjelin Nenshati. Atje ndodhen 3 djemtë e tij, Leonin, Aleksin dhe Emiljanin të cilët shpesh i shikon duke punuar.  

Nikolini thotë se fotografia është shume e rëndësishme në familjen e ti, dhe si e tillë është trashëguar nga tre breza. Ndryshimi i fotografisë sipas tij ka qënë i madh në vite por asnjëherë nuk e ka humbur vlerën.

Në vitin 1940 sistemi komunist bëri që të gjithë arkivat e negativëve të merreshin me forcë nga familjet e fotografëve dhe të shtetëzoheshin në fondin e fototekës “Marubi“, sot i kthyer në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.

Sot ky muze fotografik mban një koleksion prej më shumë se pesëqindmijë negativësh që shtrihen nga gjysma e dytë e shekullit të nëntëmbëdhjetë e deri në fundin e shekullit njëzet.

marubi2

Drejtori i këtij muzeu Luçian Bedeni thotë se çdo vit po rritet interesi në këtë muze dhe falë bashkëpunimit me aktorë të tjerë po i afron më shumë të rinjtë Shkodranë me fotografinë .

Muzeu “Marubi” priti në 2019 më shumë se 16 mijë vizitorë ku çdo vit e më shumë është kthyer në një pikë kryesore për turistët vendas por dhe ata të huaj.

“Është një muze shumë i bukur dhe shumë modern. Ështe fantastike të shikosh se si ishte Shqipëria vite më parë dhe është e mrekullueshme puna që Marubi bëri si dhe menyraShqiperia i paraqet këto fotografi. Është një udhëtim në histori ku paraqitet Shqipëria dhe zhvillimi i saj. Është fantastike”, përshkruan Maya, një turiste polake.

Muzeu “Marubi” si dhe pjesa tjetër e negativëve që zotërojnë pasardhësit e mjeshtrave të fotografisë Shkodrane dhe asaj Shqiptare dëshmojnë qartë kulturën që buron në çdo qelizë të këtij qyteti të kuruar estetikisht në çdo detaj.

Pavarësisht viteve të tëra që kanë kaluar, fotgrafia vazhdon të mbetet një dashuri Shkodrane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit

Në Galerinë e Arteve të Pogradecit është çelur ekspozita personale e piktorit Anastas Kostandini, me titull “Qyteti i Dehur”. Cikli përfshin 50 punime në teknikën...
16:23 | 19/07/2026

“Gruaja që endej hijeve” i shkrimtares Irena Dragoti, promovohet në Elbasan

Gruaja shqiptare, përballë mungesës së lirisë, paragjykimeve dhe një shoqërie që ka ndryshuar sistemet, por jo gjithmonë mentalitetin. Ky është boshti mbi të cilin ndërtohet...
13:38 | 19/07/2026

Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST

Korça mirëpriti edicionin e dytë të Air Fest, LuluFest, një festival që mblodhi mbi 200 instrumentistë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia...
17:41 | 18/07/2026