Myslimanët nëpër botë të zemëruar me përdhosjen e Kuranit në Suedi
Kombet me shumicë myslimane shprehën të premten zemërim pas përdhosjes së një kopjeje të Kuranit në Suedi. Disa u përgatitën për demonstrata në rrugë pas lutjeve të mesditës, për të shprehur zemërimin e tyre.
Në Iran, Irak dhe Liban, protestuesit planifikuan demonstrata pasi policia suedeze lejoi një protestë të enjten, në të cilën një i krishterë irakian që jetonte në Stokholm shkelmonte dhe qëndronte mbi një Kuran, librin e shenjtë të Islamit, jashtë ambasadës së Irakut.
Kryeministri i Irakut Shia al-Sudani ka urdhëruar dëbimin e ambasadorit suedez nga Iraku dhe tërheqjen e të ngarkuarit me punë të Irakut nga Suedia.
Në Iranin fqinj, demonstruesit gjithashtu planifikonin të dilnin në rrugë. Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian i ka shkruar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara lidhur me përdhosjen e Kuranit dhe ka thirrur ambasadorin suedez.
“Ne e konsiderojmë qeverinë suedeze përgjegjëse për rezultatin e reagimeve provokuese nga myslimanët e botës”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kanaani.
Burri në Stokholm gjithashtu fshiu këmbët e tij me një fotografi të liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei gjatë protestës së tij, dhe bëri një veprim të ngjashëm me një foto të klerikut të famshëm shiit irakian, Muqtada al-Sadr.
Grupi militant shiit i Libanit, Hezbollah, gjithashtu bëri thirrje për një demonstratë të premten pasdite.
Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, përmes një fjalimi të enjten mbrëma u bëri thirrje myslimanëve që të kërkojnë nga qeveritë e tyre të dëbojnë ambasadorët e Suedisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Publikohet audio e pretenduar e Trump me gazetarin italian, tregon kërkesën e Melonit për foto
Celine Dion rikthehet pas periudhës së vështirë, projekti i ri ngjall interes global
Qeveria amerikane po përpiqet të parandalojë shitjen e sendeve nga Titaniku në ankand
- 18:15 Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miraton ndryshimin e formatit të kampionatit, zbulohet skema
- 18:13 Makina përfshihet nga flakët në autostradën Tiranë–Elbasan, shpëton shoferi
- 18:12 Publikohet audio e pretenduar e Trump me gazetarin italian, tregon kërkesën e Melonit për foto
- 17:59 Shqipëria memorandum bashkëpunimi me kompaninë ENI, Karakaçi: HUB Kombëtar për produktet energjetike
- 17:56 Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve të mërkurën në selinë e PS-së
- 17:55 Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, mikrobusi i turistëve përplaset me një makinë, 2 të plagosur