Nard Ndoka: Në zgjedhjet e 6 marsit në koalicion me Berishën

31 Janar 2022 | 21:25

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka thotë se kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Shkodër nuk ka peshë elektorale.

Edhe pse PD ende nuk ka shpallur zyrtarisht kandidatin e saj në Bashkinë Shkodër, Ndoka thotë se fitues do të jetë kandidati i Berishës, Bardh Spahia.

“Kandidati i z. Basha Basha besoj do të jetë i papërfillshëm si vlerë elektorale. Kandidati i Grupit të Rithemelimit do të dalë më para se sa shumatorja e kandidatit të PS dhe Lulzim Bashës”, tha Ndoka.

Kreu i PDK konfirmoi se në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit do të jetë pjesë e koalicionit që do të udhëhiqet nga Berisha.

Grupi i Rithemelimit të PD ka shpallur kandidat në Shkodër, Bardh Spahian, i cili do të mbështet dhe nga aleatë që Berisha ka afruar mes tyre dhe LSI.

Sipas Ndokës, përzgjedhja e kandidatëve të Grupit të Rithemelimit të PD përmes primareve ‘zbeh’ rolin e kreut të partisë duke i dhënë më shumë peshë ‘mendimit’ të anëtarësisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026