“Narkoshteti nuk është problem i qytetarëve”, Buzhala: Problemet ekonomike në fokus
Gazetari Berat Buzhala ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku tha se Partia Demokratike po e fokuson fushatën e saj elektorale te narkoshteti dhe korrupsioni, ndërkohë sipas tij sondazhet tregojnë se ky nuk është shqetësimi më i madh i shqiptarëve.
“Në të gjitha sondazhet që janë bërë SPAK del institucioni me besueshmërinë më të lartë në Shqipëri, për momentin më lartë se të gjitha partitë politike. Partia kryesore opozitare, e ka fokusin te korrupsioni dhe krimi. Krimi është shumë poshtë në renditje. Partia Demokratike flet për narkoshtetin. Narkoshteti nuk është shqetësim i qytetarëve”.
Sipas Buzhalës duke iu referuar edhe matjeve të Barometrit çështjet ekonomike dhe stili i jetesës janë shqetësimi më i madh për qytetarët. Ai u shpreh se për këto probleme ka dëgjuar debate dhe diskutime vetëm nga Barbara Doda e partisë “Mundësia” dhe Bora Mema e partisë “Lëvizja Bashkë”.
“Të vetmin debat që unë kam parë dhe kam dëgjuar deri më tani për ekonominë deri më tani ka qenë Barbara Doda dhe Bora Mema. Ato kanë diskutuar për çështje të pastra ideologjike”,-tha Buzhala.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht