NATO forcon mbrojtjen në lindje

24 Mars 2022 | 14:37

Udhëheqësit e NATO-s kanë rënë dakord të forcojnë mbrojtjen në lindje, në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

“Kemi aktivizuar planet e mbrojtjes së NATO-s, kemi vendosur 40,000 trupa në krahun tonë lindor,” u njoftua në një deklaratë të përbashkët pas bisedimeve në Bruksel.

Shefi i Aleancës Jens Stoltenberg tha më herët se katër grupe të reja ushtarake do të dërgohen në Sllovaki, Hungari, Bullgari dhe Rumani.

Të enjten u mbajt një samit i jashtëzakonshëm mes liderëve të shteteve që janë pjesë e NATO-s, ku u diskutua për luftën në Ukrainë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026