NATO-ja është e gatshme të bëjë më shumë për Ukrainën
NATO-ja do të forcojë mbështetjen për Ukrainën, sipas deklaratave të sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, pas samitit të kësaj aleance në Bruksel.
Ai tha se takimi i sotëm kishte një mesazh të qartë: që aleatët janë “të gatshëm të bëjnë më shumë” për të siguruar më shumë pajisje ushtarake dhe se “e kuptojnë urgjencën”.
Stoltenberg tha se aleatët e NATO-s po ofrojnë një gamë të gjerë armësh, duke përfshirë armët e kohës sovjetike dhe ato moderne.
Ai tha se aleatët e NATO-s dënojnë “vrasjet e tmerrshme” të civilëve në Buça dhe në vende të tjera, dhe mbështesin përpjekjet që krimet të hetohen në mënyrë ndërkombëtare.
NATO-ja po rrit mbështetjen e saj për Ukrainën mbi sigurinë kibernetike dhe do të sigurojë pajisje për të ndihmuar Ukrainën që të mbrohet nga sulmet kimike dhe biologjike prej bombardimeve.
NATO-ja do të ndihmojë gjithashtu vendet e tjera partnere, duke përfshirë Gjeorgjinë dhe Bosnje-Hercegovinën, për të “forcuar aftësinë e tyre për të mbrojtur veten”.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut