Navalny probleme shëndetësore pas trajtimit të dyshimtë në burg
Gjendja shëndetësore e liderit të burgosur opozitar rus, Aleksei Navalny, është përkeqësuar ndjeshëm pas asaj që zëdhënësja e tij, Kira Yarmysh, e quajti “trajtim” të dyshimtë nga personeli mjekësor i burgut për dhimbjet e stomakut që Navalny i kishte gjatë izolimit ndëshkues në burg.
Në një deklaratë të publikuar në Tëitter, zëdhënësja e Navalnyt tha se, më 7 prill, një ambulancë u thirr vonë natën në kampin e punës ku kritiku i Kremlinit është i burgosur, pasi ai kishte dhimbje të mëdha në stomak. Ai raportohet se humbi tetë kilogramë gjatë 15 ditëve në një qeli ndëshkuese.
“Nuk ka asnjë trajtim mjekësor për të. Të gjitha ilaçet që mamaja ia dërgon me postë, autoritetet e kampit të punës nuk ia pranojnë dhe pakot i kthehen dërgueses”, tha ajo.
“Çdo herë, ne duhet të luftojmë për t’u siguruar që atij t’i ofrohet një lloj ndihme mjekësore, ndërsa personeli mjekësor i burgut injekton substanca të panjohura në trupin e tij dhe refuzon të na thotë se cilat janë këto substanca”, shtoi Yarmysh.
LEXONI GJITHASHTU:
- Navalny: Humbja ushtarake e Rusisë në Ukrainë, “e pashmangshme”
- Bjellorusia kërkon garanci sigurie nga Rusia
Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun
Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit
Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen
- 20:05 Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun
- 19:49 Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike