Ndahet nga jeta ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Abdi Baleta

19 Shtator 2025 | 18:20

Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare Abdi Baleta, ish-ambasador i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, një prej figurave të njohura të diplomacisë, politikës dhe drejtësisë shqiptare.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi prekës, ku vlerësojnë jetën dhe trashëgiminë e tij si burrë i përkushtuar ndaj familjes dhe vendit.

“Për shumëkënd ishte diplomat, gjykatës, politikan, zë i fuqishëm për kombin. Për ne ishte burrë i thjeshtë e i drejtë, bashkëshort, baba e gjysh që na mësoi me shembullin e tij. Dlirësia, dinjiteti dhe forca e karakterit ishin tiparet e tij,” thuhet në njoftimin e familjes.

Abdi Baleta mbajti detyra të rëndësishme në periudha kyçe për shtetin shqiptar, ku kontributi i tij në skenën ndërkombëtare dhe në mbrojtje të interesave kombëtare është kujtuar me respekt nga bashkëkohësit dhe institucionet.

Varrimi i tij do të bëhet ditën e shtunë, më 20 shtator 2025, me nisje nga shtëpia funerale Alba 2000, Rruga e Durrësit, në orën 12:00. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet në Tufinë.

Familja do të presë ngushëllime në shtëpinë funerale Alba 2000 përgjatë ditëve në vijim: të dielën, të martën, të mërkurën, të enjten dhe të premten, nga ora 10:00 – 13:00 dhe 17:00 – 20:00.

Në njoftimin e tyre, bashkëshortja Flutra, vajzat Teuta dhe Lindita, dhëndrri Përparimi, mbesa Anda dhe nipi Agzimi, e përmbyllin me fjalët:

“Qoftë kujtimi i tij i bekuar për të gjithë ne që e deshëm. Pastë dritë shpirti yt, babi!”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Lungomares. Sipas informacioneve paraprake, një motomjet ka përplasur një këmbësore, e cila është...
21:55 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026