Ndarja nga jeta e Anagnostit, reagon Rama: Babai i kinemasë shqiptare
Kryeministri Edi Ra ka reaguar mëngjesin e kësaj të hëne pas ndarjes nga jeta të regjisorit të njohur Dhimitër Anagnosti. Rama përmes një statusi në rrjetet sociale, e kujton me emocion dhe respekt të thellë artistin e madh.
“Babai i kinemasë shqiptare, autori i shumë skenarëve që shënuan rrugën e kinematografisë sonë të re në një kohë tejet të vështirë për ëndrrat krijuese,” -shkruan Rama, duke vënë në dukje kontributin e jashtëzakonshëm të Anagnostit në historinë e filmit shqiptar.
Ai e cilëson Anagnostin si “regjisorin e plot filmave të arrirë dhe të filmit kult Lulëkuqe mbi mure, që ka mbetur sot e gjithë ditën si kryetitulli i ekranit të historisë së filmit shqiptar.”
Përveç kontributit artistik, Kryeministri ndalet edhe në kujtimet personale me regjisorin, duke e përshkruar si “mjeshtrin e shumërespektuar nga i madh e i vogël dhe vunjotësin kryeneç që mezi e priste verën për t’u arratisur nga qyteti e shkuar poshtë, tek shtëpia e fëmijërisë në Vlorë, e më vonë tek kasollja e tij buzë detit në Jalë.”
Në fund të mesazhit të tij prekës, Rama i jep lamtumirën me fjalët:
“Lamtumirë Barba Taqo, u prehsh në paqe Grand Master.”
LEXONI GJITHASHTU:
- Frymëzimi im, mbrojtja për mua, Dhimitër dhe Roza Anagnosti çifti ikonë i kinemasë
- Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare regjisori i njohur Dhimitër Anagnosti
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
Atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar dhe vetë 35-vjeçari
Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht
- 13:39 Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
- 13:35 Kryeministri hungarez kërkon nga BE-ja rimbursimin e gjobave për emigracionin
- 13:27 Andy Burnham emërohet zyrtarisht udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste
- 13:24 Bashkimi Evropian propozon zgjerimin e tregut të karbonit për fluturime
- 13:21 Netflix zbulon shifrën: Rreth 300 produksione kanë përdorur Inteligjencën Artificiale në vitin 2026
- 13:02 “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla