Ndërpritet marrja në pyetje e të dyshuarit kryesor për “zhvatjen”, merret nga ndihma e shpejtë

8 Tetor 2019 | 12:56

Prokuroria për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shkup mori sot në pyetje të dyshuarin kryesor në rastin “Zhvatja”, ish shoumenin Bojan Jovanovskin.

Marrja në pyetje e Bojan Jovanovskit zgjati shumë pak, pasi që gjysmë ore pasi e sollën nga burgu hetues i Shkupit, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua. Ndihma e shpejtë erdhi menjëherë, dhe e morri për ta dërguar në spital, në shoqërim edhe të makinës së burgut që i shkonte nga pas.

Avokati i Jovanovskit, Sasho Dukovski tha se ishte tmerruar kur e kishte parë klientin në atë gjendje, me të vjella dhe marramendje.

“Secili njeri ka të drejtë që të jetojë, pasi kjo është një e drejtë elementare. Mendoj se secilit duhet t’i ofrohet ndihma adekuate mjekësore. Deri më tani klienti im ka qenë më shumë se njëzetë herë në mjek specialist, dhe ata i kanë rekomanduar shtrirje në spital”, tha avokati Dukovski.

Bojan Jovanovski do te duhet të japë dëshmi ndonjë ditë tjetër, ndërsa ish prokurorja speciale Katica Janeva, siç kemi mësuar nga avokatja e saj, do të mbrohet me heshtje deri në fillimin e gjykimit.  

Deri në fund të kësaj jave prokurorët kanë paralajmëruar përfundimin e hetimit dhe ngritjen e akuzës, pas çka do të dihet saktë se me çfarë ngarkohen të dyshuarit për “Zhvatjen”, korrupsionin 8 milion eurosh me të cilin biznesmeni i dyshuar në rastet e Prokurorisë Speciale, do të duhej ta blente lirinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026