Ndërron jetë kameramani amerikan që u plagos në Kiev
Pierre Zakrzewski, kameramani i medias amerikane Fox News, ka humbur jetën pasi u plagos teksa po xhironte në Kiev.
Makina ku ai po xhironte bashkë me kolegun e tij Benjamin Hall mori flakë pas një sulmi në Horenka, rreth 20km larg kryeqytetit ukrainas, tha presidentja e Fox News, Suzanne Scott.
“Pierre punonte si fotograf lufte dhe ka mbuluar pothuajse çdo ngjarje lufte për Fox News, nga Iraku, Afganistani dhe Siria”, thotë ajo. “Pasioni dhe talenti i tij si gazetar janë të pakrahasueshëm”.
Kolegu i tij, 39-vjeçari britanik Hall, është shtruar në spital ku po trajtohet për plagët e marra.
Zakrzewski është viktima e dytë në mesin e reporterëve që vriten në Ukrainë, pas rastit të Brent Renaud të dielën.
Ish-kolegët e tij kanë nisur të kryejnë homazhe në Twitter për kolegun e rënë në detyrë.
“Nuk di çfarë të them. Pierre ishte ndër më të mirët”, shkruan korrespondenti Trey Yingst.
I don’t know what to say. Pierre was as good as they come. Selfless. Brave. Passionate. I’m so sorry this happened to you. pic.twitter.com/IvxlPWGDAl
— Trey Yingst (@TreyYingst) March 15, 2022
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng