Ndërthurja e kuqezinjve të Sylvinho, futbollistët nga të gjitha trevat shqiptare
Kombëtarja shqiptare po kalon një formë të jashtëzakonshme, ndërsa për herë të parë në histori, kuqezinjtë grumbullojnë 10 pikë në 5 ndeshje kualifikuese.
Për këtë gjë ka një meritë të madhe trajneri Sylvinho, për frymën në skuadër, por edhe për mënyrë se si ka arritur të bëjë bashkë futbollistë nga të gjitha trevat shqiptare.
Në një vëzhgim të bërë në formacionin e mundshëm të teknikut Brazilian, vihet re se lojtarët vijnë nga zona të ndryshme shqipfolëse. Për ta nisur nga porta, Etrit Berisha nga Prishtina, në krahun e djathtë të mbrojtjes, Hysaj nga Shkodra, Ajeti nga Llapi e dyshja Gjimshiti e Mitaj nga Lugina e Malësia. Në mesfushë ka një ndërthurje të mrekullueshme mes talentit nga Elbasani Asllani dhe dyshes Bajrami e Ramadani.
Në krye të sulmit qëndron Kavaja me Sokol Cikalleshin, nga e djathta Shkupi me Asanin dhe në të majtë Kumanova me Seferin.
Edhe në stol ka një ndërthurje interesante futbollistësh, mes Dakun nga Gjilani, Muçi nga Tirana, Muja nga Mitrovica, Uzuni nga Berati, por edhe shumë lojtarë të tjerë të cilët janë të gatshëm të japin kontributin për kombëtaren. Mosha mesatare e lojtarëve të formacionit titullar është 27.6 vjeç.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)