Ndërtuan pa leje në zonën e mbrojtur: Arrestohet pronari, procedohet efektivi
Një rast i ndërtimit të paligjshëm në zonën e mbrojtur të Bjeshkëve të Pojanit është goditur nga policia këtë të mërkurë.
Shtetasi E. B., banues në qytetin e Durrësit, u arrestua në flagrancë për ndërtimin e një objekti dykatësh me mur guri në vendin e quajtur “Quka e Ibrahim Osës”, në Njësinë Administrative të Tropojës.
Ndërtimi ishte kryer pa lejen e organeve përkatëse dhe në kundërshtim me ligjin për Zonat e Mbrojtura.
Hetimi i AMP-së çoi gjithashtu në referimin e materialeve proceduriale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës për punonjësin e policisë, M. M., me detyrë N/Specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Tropojë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.
Gjithashtu u procedua penalisht dhe për punonjësi i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, G. H.
LEXONI GJITHASHTU:
Muçi debaton me Ballën: Përballë nuk ke më Berishën, por rininë shqiptare
Policia e Vlorës: 65 të arrestuar dhe mbi 700 doza drogë të sekuestruara gjatë qershorit
PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për 4.2 milionë eurot e koncertit të Kanye West
- 12:12 Tërmet 6.4 ballë godet Papua Guinenë e Re
- 12:07 BE kërkon rregulla më të forta për fëmijët në mediat sociale
- 12:06 Hidhet shorti i Superiores, derbi Partizani-Tirana luhet në javën e 6-të
- 12:02 Francë, zjarri shkatërron 800 hektarë pyll pranë Fontainebleau pranë Parisit, mbi 1000 banorë në rrezik (VIDEO)
- 11:58 Muçi debaton me Ballën: Përballë nuk ke më Berishën, por rininë shqiptare
- 11:46 Policia e Vlorës: 65 të arrestuar dhe mbi 700 doza drogë të sekuestruara gjatë qershorit