Ndeshjet e kthimit në Champions League, Ballkani synon kualifikimin
Ballkani beson se mund ta kalojë pengesën Santa Coloma, të cilën ia doli ta mposhtë në ndeshjen e parë në shifrat 2-1. Skuadra kampione e Superligës së Kosovës, luan pasditen e kësaj të marte ndeshjen e kthimit në shtëpi, ndërsa gjithcka është gati, me trajnerin Ilir Daja që beson se mund të kalojë më tej. Përgatitjet kanë marrë fund, ndërsa është kryer dhe stërvitja e fundit mbrëmjen e së hënës.
Situata paraqitet pozitive, ndërsa kualitetet nuk mungojnë, gjë të cilën Ballkani e konfirmoi dhe në ndeshjen e parë, ku arriti të përmbysë avantazhin paraprak të kundërshtarit. Hyrja do të jetë falas për të gjithë tifozët, me duelin që gjen vend në “Zahir Pajaziti” të Podujevës.
Në rast fitore, kampionët e Kosovës do të kenë përballë një tjetër ekip të vështirë, në raundin e dytë kualifikues, e bëhet fjalë për Midtjylland. Në mbrëmje në fushë do të zbresë dhe Decici, ekipi i Malit të Zi. Këta të fundit i kanë më të vështira llogaritë, e thuajse janë të dorëzuar nga gara në kompeticionin e më të mirëve. Përballja e luajtur në Uells u mbyll në shifrat 3-0 për TNS dhe gjasat për një kalim më tej janë të pakta.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026