Rezultatet e SPAK, Beci: Kraja apo Dumani, ja kush ka merita
Ish-prokurori i krimeve të rënda, Eugen Beci ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku ka folur për punën e bërë nga SPAK në dy vite drejtim nga Altin Dumani.
Sipas tij, suksesi i Dumanit nuk është vetëm i tij, por edhe i prokurorit paraardhës Arben Kraja dhe gjithë trupës së BKH-së. Ai tha se dosjet kanë kohën e tyre të maturimit e shumë nga “sukseset” e Prokurorisë së Posaçme e kanë pasur nisjen që në kohën e Krajës.
Beci tha gjithashtu se vlerësimi përfundimtar për dosjet e mëdha të SPAK do të vijë pasi të bëhet bilanci nëse hetimet kanë qenë të drejta apo të padrejta.
“Unë prirem ta shikoj çdo rezultat të SPAK-ut si një rezultat i copëzuar në ata 20 prokurorë, jo vetëm në njërin. Sa i përket mënyrës dhe metodës së krahasimit duhet të krahasojmë një fakt të thjeshtë, një çështje penale që të maturohet ka disa faza.
Në rast se në kohën e zotit Kraja dosjet sapo filluan të formësohen në Prokurorinë e Posaçme dhe filluan hetimet e para, dosja do kohën e saj që të maturohet të bëhen hetimet, të krijojë provat e saj, të formësoj faktin penal, vjen një moment kur një grup dosjesh do dalin në gjyq dhe do sjellin masa konkrete, të arrestimeve të caktimit të masave të sigurimit.
Momenti i dytë ka të bëjë me faktin e strukturimit të plotë të prokurorisë dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Aty do duhet të kuptojmë edhe faktin që njerëz që janë të BKH-së, kanë kohën e tyre për ngritjen e tyre profesionale. Ndaj pasi plotësohet ekipi i byrosë kombëtare të hetimit dhe dosjet kanë momentin e tyre për të shkuar në gjyq rezultatet do jenë më të larta. Gjithashtu dosjet që nisen tani në një moment tjetër, prokurori që do të vijë pas Dumanit do ketë rezultate të larta. Gjithashtu vlerësimi do të bëhet nëse vendimet e SPAK kanë qenë të drejta apo të padrejta, kanë qenë drejtësi apo ndëshkim”, -tha Beci.
Sipas Becit nëse peshorja e drejtësisë do të anojë nga drejtësia apo padrejtësia kjo do të japë notën përfundimtare për Altin Dumanin dhe për Prokurorinë e Posaçme.
Ai shtoi gjithashtu se duhen parë më shumë dosjet që vetë prokuroria ka nisur e jo hetimet e nisura nga letër-pororsitë.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 20:57 Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua
- 20:55 NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë
- 20:54 Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)
- 20:51 Zbulohen dy planetë gjigantë “super-puffs”
- 20:42 Video prekëse: Burri i moshuar mban gruan e tij për ta qetësuar gjatë tërmetit, brenda apartamentit të tyre
- 20:35 Republikanët në Senat hedhin poshtë rezolutën mbi fuqitë e luftës të Donald Trump