Ndikimi i këngwtares Taylor Swift në zgjedhjet amerikane

14 Shtator 2024 | 15:00

Taylor Swift sapo ka dhënë konsensusin për figurën e Kamala Harris, por nuk është vetëm vota e këngëtares që kandidatja për presidente kërkon; por atë të të gjithë fansave të saj.

Disa javë përpara se Swift të mbështeste Harris në Instagram, miliona fansa të artistes kishin filluar të mbështesnin kandidaten me ngjyrë, si shenjë mirëbesimi.

Irene Kim, 29 vjeç, e cila kalon 14 orë në ditë duke folur online me simpatizantët e Swift dhe ka marrë pjesë në më shumë se 5 ture të këngëtares, u hodh në aksion.

Bashkë me fansa të tjerë që mbështesin Harris, ajo krijoi profile në rrjetet sociale, meme, video dhe broshura, gjithçka në përpjekje për të ndihmuar kandidaten e preferuar që të fitojë zgjedhjet.

Pas nismave të para, Kim ka deklaruar se shumë shpejt do të nisë të investigojë se si bota e rrjeteve sociale po i jep formë zgjedhjeve amerikane. Dhe kur bëhet fjalë për rrjete sociale, mbështetësit e Taylor Swift janë në pararojë.

Drejtoresha ekzekutive e fansave të këngëtares vendosi të përfshihet në garën presidenciale pasi dëshiron që Shtetet e Bashkuara të kenë gruan e parë presidente dhe sepse beson se Harris do të mbrojë të drejtat e të gjithëve.

Me mbi 3 mijë e 500 vullnetarë, nisma e grupit të simpatizantëve të këngëtares që lobojnë për zëvendës presidenten, i njohur si “Swifties for Kamala”, duket më tepër një operacion politik i organizuar. Dhe në fakt, grupi ka mbledhur mbi 165 mijë dollarë për fushatën që kur nisën mbledhjen e donacioneve nga data 1 gusht.

Por Irene Kim, që deklaron se nuk ka marrë pjesë kurrë më parë në fushata politike si kjo, beson se të gjithë do të bëhen bashkë për të mbështetur Harris në mënyrën të natyrshme.

“Ata po përdorin aftësitë që kanë akumuluar nga strategjitë e shit-blerjes së biletave për turet e Taylor dhe të disqeve të firmosura të këngëtares, për të ndryshuar fatin e një procesi zgjedhor”, ka thënë drejtoresha ekzekutive e fansave.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura

Kombet e pasura me shkallën më të lartë të emigracionit gjatë 35 viteve të fundit përfituan një përfitim të madh ekonomik dhe shumë prej tyre...
13:52 | 25/06/2026

Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë

Të paktën pesë persona kanë vdekur ditët e fundit për shkak të valës së të nxehtit që ka goditur Italinë. Viktimat punonin në sektorin bujqësor dhe në...
13:51 | 25/06/2026

Danimarka miraton vendosjen e misionit në Ngushticën e Hormuzit

Parlamenti danez miratoi të enjten vendosjen e kontributeve në një mision shumëkombësh në Ngushticën e Hormuzit, sipas mediave vendase. Ligjvënësit vendosën që Danimarka do të...
13:36 | 25/06/2026