Ndikimi rus në Ballkan, Hoxhaj: Frikë nga konflikte të reja, Kosova problem kryesor

16 Prill 2025 | 11:14

Pedagogu i Drejtësisë në Universitetin e Britanisë së Madhe, Andi Hoxhaj ka folur në Euronews Albania lidhur me shqetësimet e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor.

Hoxhaj ka shpjeguar se si shihet ky shqetësim nga ana e Britanisë së Madhe dhe nëse ka hapësira për vatra të reja konflikti nga Rusia.

“Shqetësimi është një vazhdimësi e adminisratës së kaluar dhe ky është një shqetësim real. Britania e Madhe dhe kryesisht Sekretari i Ri Shtetit, mbasi është formuar qeveria aktuale bëri vizitën e tij të parë në Ballkan, ku shkoi në Kosovë, në Serbi. Mbas vizitës, një nga shqetësimet që shprehu ishte dizinformimi dhe influenca ruse në Ballkan që është shqetësuese, gjë e cila ka ngritur po prap shqetësime dhe brenda Bashkimit Evropian”, tha pedagogu nga Britania.

Më tej ai nënvizon se një konflikt i mundshëm në Ballkan, shihet si një tjetër çështje që kërkon vëmendje. Akoma më shqetësuese e bën pasiguria për Kosovën e cila shihet si një problematikë në këtë mes.

“Frika më e madhe tani është të mos krijohen vatra të reja konflikti në Ballkan, dhe një nga problemet kryesore është veriu i Kosovës dhe Bosnja. Britania e Madhe do ta ngrejë këtë si shqetësim që të mos i hiqet vëmendja nga Ballkani Perëndimor, pasi i gjithë fokusi është në Ukrainë.

Duhet thënë se Vuçiç ka qenë shumë i aftë që Europën dhe BE-në ti përçajë sa i përket qasjes së tij që ka në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktualisht, duket sikur vetë BE po zgjidhet dhe protestat e mëdha që janë bërë në Serbi e kanë bërë Europën më të hapur, për të parë sesi Vuçiç po qeveris dhe shtyp popullin e vet.

Gjithmonë ka qenë në interesin e Rusisë gjeopolitik që të ketë një prezencë në Ballkanin Perëndimor, dhe në rast se kjo prezencë do t’i hiqet, nuk do ta ketë më atë influencë që ka patur”, shtoi Andi Hoxhaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026

Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë

Në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit, ku u shpreh se edhe kjo javë do të jetë nën...
10:32 | 29/06/2026

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026