Ndoci: Ja pse Parashqevia ishte e privilegjuar nga nomeklatura!

21 Dhjetor 2024 | 22:31

Artisti i njohur Frederik Ndoci ishte i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania ku ka folur për diskutimet e bëra ndaj Parashqevi Simakut ku shoreh mendimin se videoja e publikuar në media, sipas tij është video e viteve më përpara.

“Është lakuar në tërë këto ditë jeta e saj sipas imagjinatave, edhe ajo videoja në Amerikë jam i bindur që është video e para 3-4 vitesh por është qarkulluar tani. Ka njerëz që kënaqen dhe që iu vjen keq. Parashqevisë iu bënë disa padrejtësi, ndoshta dhe ajo zgjodhi rrugën e thjeshtë. Në amerikë nuk është e thjeshtë puna, ka kontrata jete, martese, kujdestarie fëmijësh. Në Amerikë gjëja kryesore është se nuk i jepet e drejta babait për të mbajtur fëmijën”, tha Ndoci.

Ai gjithashtu ndalet në qasjen e tij personale teksa thekson se Parashqevi në atë kohë ishte pak më shumë e priviligjuar se ne.

“Ishte pak më e priviligjuar se ne nga nomeklaturat e kohës, nuk ka asgjë të keqe, ishte shumë kinge, beqare…

Përvec aftësisë që duhej të kishe në atë kohë dhe kërkesave të kohës që ishin të sanksionuara, kush kishte një dorë kishte rrugët e hapura”, tha Frederik Ndoci.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e kësaj të enjteje para Parlamentit, e cila u shoqërua me përplasje mes policisë dhe...
20:49 | 02/07/2026

Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar katër punonjës të Policisë së Shtetit në Shkodër, të dyshuar për “shpërdorim detyre”, në lidhje me largimin e...
19:50 | 02/07/2026

Kishte fshehur një tajlandeze në valixhe për ta kaluar jashtë vendit, arrestohet 26-vjeçari në Muriqan

Policia Kufitare e Muriqanit ka arrestuar në flagrancë një shtetas francez, i cili dyshohet se tentoi të nxirrte në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria një...
18:43 | 02/07/2026