‘Ndryshimet e statutit që u bënë në Kuvendin e PD centralizuan partinë’, debat mes Luarasit dhe Bylykbashit

7 Tetor 2021 | 22:12

Zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike nxitën debate mes pedagoges Iris Luarasi dhe deputetit Oerd Bylykbashi në studion e emisionit “Barometri” në Euronews Albania.

Znj. Luarasi kërkoi shpjegime nga Bylykbashi se pse nuk e ngritën zërin kur në vitin 2017, kryetari Lulzim Basha largoi disa prej themeluesve të Partisë Demokratike, por kjo po ndodh tani kur ish-lideri, Sali Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar.

“Tani po ju drejtohem sepse ju jeni këtu si deputet i PD. Po flasim për statutin. Ku ishit ju, kur u larguan nga PD themeluesit e partisë u largua Patozi, Bregu, Topalli, aty në të gjitha raste është thyer statuti. Ndodhi Kuvendi i PD, ku ishin votuesit dhe anëtarët që nuk thanë asgjë për thyerje statuti”, pyeti ajo.

Ai tha se ka qenë zë kritik sa herë është thyer statusi, madje shtoi se pesë persona në PD kanë qenë kundër zgjedhjeve të brendshme për kryetarin e ri.

“Ishim 5 veta kundër vendimit për zgjedhje brenda partisë, duhet te vazhdonim betejën për kundërshtimin e rezultatit zgjedhor”, tha ai, duke shtuar arsyet se pse nuk e mbështesnin këtë hap “të bindnim OSBE-ODIHR dhe të analizonim brenda partisë të gjitha vendimet strategjike që kishim marrë në vitet e fundit, me pas mund të shkonim tek zgjedhjet brenda partisë”, shtoi ai.

Madje z. Bylykbashi tha se ndryshimet e bëra në statut thjesht shtuan centralizimin dhe nuk ndihmuan aspak në demokratizimin e mëtejshëm të Partisë Demokratike.

Sipas tij, statuti i partisë është bazë kryesore, dhe sa herë të thyhet duhet të ngrihet ai që Bylykbashi e quan ‘flamuri i kuq”.

“Ndryshimet në statusin që u bënë në Kuvend, në debatin që bëmë në kryesi kam thënë që ato centralizonin partinë dhe nuk e demokratizonin. Statuti është i rëndësishëm për ne dhe sa herë shkelet ngrihet flamuri i kuq”, shtoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025