Ndryshimet në qeveri, gazetari Ardit Hoxha: Kemi një rikthim të bujshëm të Niko Peleshit 4 muaj para zgjedhjeve
Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha i ka quajtur lëvizjet e fundit në qeveri si të papritura.
Ai theksoi se me këto lëvizjet shihet një rikthim i bujshëm i Niko Peleshit, i cili merr një nga ministritë e rëndësishme, atë të Mbrojtjes.
“Lëvizje të papritura. Kjo lëvizje, ndryshimet në qeveri, në radhë të parë kemi të bëjmë me një rikthim të bujshëm të Niko Peleshit, i cili merr tashmë një dikaster të rëndësishëm siç është ministria e Mbrojtjes dhe kalimi i Olta Xhaçkës në postin e ministres së Jashtme. Është hera e parë në qeverinë Rama, që një dikaster kaq i rëndësishëm siç është ministria e Jashtme i besohet një zonje”, u shpreh gazetari.
Gazetari nënvizoi më tej nuk duhet të harrojmë që ndryshimet në qeveri vijnë 4 muaj para zgjedhjeve.
“Nëse do ta gjykojmë ftohtë dhe pa prapaskena, kjo lëvizje e kryeministrit duke e bërë zotin Peleshi ministër të Mbrojtjes dhe më pas zonjën Olta Xhaçkën ministre të Jashtme vjen pasi Cakaj ka deklaruar që i ka depozituar kryeministrit dorëheqjen e parevokueshme. E parë në logjikë të ftohtë, kjo lëvizje vjen si pasojë e dorëheqjen që ka dhënë Cakaj. Unë besoj se përtej këtij arsyetimi zyrtar fshihen edhe aspekte të tjera. Nuk duhet të harrojmë që jemi vetëm 4 muaj para zgjedhjeve”, tha ai.
Sipas gazetarit ndryshimet në qeveri mund të kenë ardhur për shkak të zgjedhjeve të 25 prillit, pasi edhe fushata është shumë afër.
“Ndryshimet mund të justifikohen me prag fushate, pasi e dimë që në janar dhe shkurt na pret një sezon i nxehtë elektoral. Fushata pritet të jetë goxha intesive dhe këto ndryshime mund të jenë edhe në funksion të kësaj gjëje”, tha ai më tej.
Lexoni gjithashtu:
Ndryshime në qeveri, Ministria e Jashtme i kalon Xhaçkës, rikthehet Niko Peleshi
Peleshi ministër i Mbrojtjes, Mentor Kikia: Strategji politike e Ramës për zgjedhjet e 25 prillit
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk