Ndryshimet statutore në PD, Basha redukton kompetencat sekretarit të përgjithshëm
Euronews Albania ka zbardhur disa nga ndryshimet në statutin e Partisë Demokratike që pritet të miratohen në kuvendin e PD të thirrur nga Lulzim Basha.
Në njërën nga pikat e statutit parashikohet që kompetencat e kreut të grupit të PD i merr kryetari, pra Lulzim Basha do të jetë edhe kreu i grupit parlamentar.
Një tjetër ndryshim në statut parashikon reduktimin e kompetencave të sekretarit të përgjithshëm.
Në dokumentin që pritet të prezantohet në kuvendin e PD thuhet se në mungesë të tij, dokumentimin e mbledhjeve të Kryesisë mund ta bëjë edhe një person i ngarkuar nga Kryesia.
Një ndryshim që pritet të votohet gjatë kuvendit të sotëm lidhet me anëtarësinë e PD.
Kështu, në statut thuhet se të gjithë anëtarët e partisë që kanë kandiduar për subjekte politike që nuk kanë qenë në koalicion me PD përjashtohen nga partia. Pra, të gjithë demokratët që kandiduan në 14 maj apo në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, nuk do të jenë më anëtarë të PD
NENI 47 SEKRETARI I PËRGJITHSHËM
1) Sekretari i Përgjithshëm është përgjegjës për organizimin e partisë, si dhe për funksionimin e përditshëm të saj. Ai organizon dhe ndjek zbatimin e akteve të nxjerra nga organet qendrore të partisë në degët e PDSH-së.
2) Sekretari i Përgjithshëm ndihmohet nga Sekretariati në ushtrimin e kompetencave të tij. Anëtarët e Sekretariatit zgjidhen nga Këshilli Kombëtar.
3) Në mungesë të Sekretarit të Përgjithshëm, Kryesia e Partisë mund të komandojë një nga anëtarët e Sekretariatit të ushtrojë funksionet e Sekretarit të Përgjithshëm. Komandimi nuk mund të zgjasë më shumë se 3 muaj
NENI 48 GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË
1) Grupi Parlamentar i PDSH-së përbëhet nga deputetët e saj në Kuvendin e Shqipërisë.
2) Kur PDSH është shumicë qeverisëse, Kryetari i Grupit Parlamentar zgjidhet me propozim të Kryetarit të Partisë nga Këshilli Kombëtar, me votim të fshehtë, ndërmjet jo më pak se dy kandidaturave.
3) Kur PDSH nuk është shumicë qeverisëse, Kryetari i Partisë është edhe Kryetar i Grupit
Parlamentar. Kryetari i Partisë, me autorizim të tij, mund të caktojë një prej Nënkryetarëve
të Partisë për të drejtuar Grupin Parlamentar.
4) Grupi Parlamentar i PDSH-së:
a) përfaqëson në Parlament PDSH-në dhe siguron aty mbrojtjen e platformës, programit
dhe interesave të PDSH-së;
b) harton programin dhe përcakton mënyrën e veprimit e të angazhimit të deputetëve të tij
në Parlament dhe në zonat elektorale përkatëse;
5) Rregullorja e funksionimit dhe përfaqësimi institucional i Grupit Parlamentar, miratohet me vendim të Kryesisë së Partisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës