Ndryshimet te Rithemelimi/ Flet anëtari i Këshillit: Koha të tregojnë vlerat
Anëtari i këshillit të Partisë Demokratike, Andi Mustafaj ishte këtë të martë i ftuar në Euronews Albania ku ka folur për mbledhjen e kryesisë së Rithemelimit, në të cilën u diskutuan ndryshimet në statut të propozuara nga Sali Berisha.
Në këto ndryshime përfshihet edhe vendosja e Gazment Bardhit dhe Agron Gjekmarkajt si nënkryetarë të partisë.
Mustafaj tha se Partisë Demokratike (Rithemelimit), i duhej patjetër ky bashkim i dy grupimeve, ndërsa theksoi se deputetët e rikthyer duhet të tregojnë vlerat e tyre në këtë forcë politike.
“Ne në Partinë Demokratike kundër kundërshtarit kemi pasur gjithnjë debate e diskutime. Ajo që ka rëndësi është që personat që po rikthehen të provojnë se përse po rikthehen, të provojnë se si do e pasurojnë veprimtarinë e Partisë Demokratike, cila është vlera e tyre e shtuar.
Ata kanë detyrë morale ndaj anëtarësisë, u takon atyre që këtë hap të parë të hapjes, të provojnë se sjell vlerë. Bashkimi në politik nuk ëhstë diçka matematike, mund të bashkohet 1+1 dhe bëjnë zero, 1+1 mund të bëjën dhjetë sepse krijojnë dinamika. Unë kam shpresa që sipas vendimvëe të këshillit kombëtar, ata që do pranohen do tregojnë vlerën, por shpresoj ta bëjnë edhe nëse nuk pranohen sepse në opozitë nuk ke ca poste të ndash.
Kujtojmë se Kryesia e Rithemelimit e mbledhur pasditen e sotme ka votuar pro propozimit të ndryshimit të dy neneve të statutit që i hapin rrugën emërimit të Gazment Bardhit dhe Agron Gjekmarkajt si nënkryetar të partisë.
Në mbledhjen e kryesisë nuk munguan debatet, pas të cilave u vendos që këto ndryshime të bëhen me dispozitë tranzitore dhe të aplikohen vetëm për këtë rast. Flamur Noka pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Rithemelimit tha për mediat se kishte 6 vota kundër ndryshimeve të statutit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta