“Ndryshimi i Kushtetutës minoi demokracinë”, Lita: Skema që Rama qëndron në pushtet
Gazetari Lavdrim Lita tha në një intervistë për Euronews Albania se nga viti 2008 kur u ndryshua Kushtetuta, demokracia ka shkuar keq e më keq.
Sipas tij Edi Ramës nuk i intereson ndryshimi pasi me këtë ligj ai nuk mund të rrëzohet, ndërsa opozita nuk po kërkon llogari siç duhet të bëjë.
“Që nga viti 2008 kur u ndryshua Kushtetuta dhe u bë kryetokracia, demokracia ka shkuar keq e më keq dhe kemi një Republikë të kryeministrit që sillet si tiran në Kuvend. Njëherë shkon, njëherë nuk shkon se mendon se nuk i nevojitet, se nuk është e dobishme. Dhe fakti tani që ka një interpelancë urgjente për marrëveshjen me Italinë dhe ai nuk shkon të japi përgjigje interpelancës së PD-së, sepse çfarë do t’i kërkojë PD-ja? Pse Meloni i jep Vuçiç fabrikën e Fiat-it kurse ne na jep emigrantët? Pse bëhet në Lezhë dhe pse jo në Vlorë, sepse në Vlorë mund të bëhet nga pikëpamja e gjeografisë detare. Pra, janë disa pyetje që i duhen bërë në parlament.
Ai nuk përgjigjet sepse kur ndryshuan Kushtetutën në vitin 2008 ai nuk mund të ketë më mocion votëbesimi për ta rrëzuar në parlament, duhet të jetë vetë kryeministri që vetë rrëzohet, pra është një gjë e turpshme që kanë bërë dhe qytetarëve duhet t’ua rikujtojmë herë pas here se çfarë kanë bërë këta njerëz. Nuk duan ta ndryshojnë dhe duket sikur kjo është skema, skema është që të mos e ndryshojnë. Dhe Edi Rama përfiton sepse nuk i duhet ndryshimi, ai me këtë Kod Zgjedhor ka fituar. Tani duhet që opozita të interesohet, por këta nuk po interesohen. Këta po hedhin tymuese dhe piroteknikë,” – u shpreh Lita.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate