‘Ndryshimi i ligjit për dosjet’, Rama: Shihemi në shtator

30 Korrik 2022 | 19:25

Kryeministri Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me debatin për dosjet e bashkëpunëtorit të ish-sigurimit të shtetit me inicialet I.M, për të cilin Autoriteti i Dosjeve pretendon se është ish-presidenti, Ilir Meta.

Kreu i qeverisë shprehet se vetëm ndryshimet ligjore do t’i jepnin fund këtij debati dhe për këtë thekson se diskutimi do vazhdojë në shtator me nisjen e sezonit të ri politik.

“Kuvendi duhet të diskutojë mbi idenë e hedhur që edhe spiunët e Sigurimit të kthehen në subjekte të Ligjit për Pastërtinë e Figurës së të Zgjedhurve (i quajtur ndryshe Ligji i Dekriminalizimit),” – shkroi Rama.

“Këtë histori nuk i takon politikës ta ndajë, po vetëm Autoritetit të Informimit mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit. Politika thjesht duhet të vërë në dispozicion të atij Autoriteti mjetin e kërkuar ligjor, duke votuar në Kuvend ndryshimet e kërkuara nga vetë Autoriteti. Me ato ndryshime i hapet rruga një hetimi të plotë mbi aktivitetin e bashkëpunëtorit me inicialet I.M në shërbim të Sigurimit të Shtetit,” – shtoi ai.

Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Rama i doli në mbrojtje kryetares së Autoritetit të Dosjeve, duke treguar se emërimi i saj ka qenë një propozim tërësisht i Metës në kohën kur PS ishte në koalicion me LSI.

Kryeministri pretendon se institucionit dhe drejtueses, Genta Sulës po i bëhet shantazh.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 38-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:54 | 07/07/2026

Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje

Shtetasit e huaj që kërkojnë të marrin pasaportën shqiptare kanë ardhur në rënie gjatë vitit 2025. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shtetësinë shqiptare e...
19:41 | 07/07/2026

Prodhimi i specit mbetet në sera për shkak të mungesës së tregut

Në kulmin e sezonit të prodhimit, serat me spec në fshatin Lum, Cërrik, janë plot, ndërsa tregu pothuajse bosh. Për fermerin Eduart Shermadhi, i cili...
19:30 | 07/07/2026