Ndryshohet struktura e Drejtorisë së Policisë në qarkun Korçë

17 Korrik 2024 | 16:08

Drejtoria Vendore e Policisë në Korçë ka bërë ndryshime në strukturën e saj, të cilat vijnë për shkak të riformatimit të sistemit të gradave.

Kështu zv.drejtori i kësaj drejtorie, Ardrit Elmazi është transferuar si  drejtor i Policisë së Kufirit dhe Emigracionit në Kukës. Në vend të tij do të jetë Lorenc Meta, i cili së fundmi ka mbajtur pozicionin e zv.drejtorit në policinë e Elbasanit

Pas largimit të Fabiol Qose si shef komisariati në Maliq, në vend të tij ka ardhur Arjan Boçi i cili më parë ka mbajtur pozicionin e shefit të krimeve në këtë komisariat. Ndërkohë Qose është emëruar asistent i drejtorit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë

Sefedin Balliu ka marrë postin e komisarit në seksionin e krimeve pranë kësaj drejtorie, ndërsa Asllan Zhivanaj është emëruar si shef i krimeve të rënda.

Burime për Euronews Albania pranë kësaj drejtorie bëjnë me dije se për  shkak të marrjes së gradave, do të ketë lëvizje të tjera në drejtori por edhe në komisariatet e juglindjes së vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shoqatat në mbrojtje të mjedisit përshëndesin votimin në PE për zonat e mbrojtura në Shqipëri

Shoqatat të cilat mbrojnë mjedisin kanë përshëndetur miratimin e rezolutës së Parlamentit Europian për Shqipërinë, duke e cilësuar votimin si një mbështetje të fortë për...
14:38 | 17/06/2026

Braho: Vetingu nuk është imunitet, gjyqtarët dhe prokurorët mbeten nën vëzhgimin e SPAK

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho, deklaroi se procesi i vetingut nuk mund të konsiderohet si një garanci apo “imunitet” për gjyqtarët dhe prokurorët...
14:36 | 17/06/2026

Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

Mbi 120 akademikë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit kanë dalë me një deklaratë publike në mbështetje të protestave qytetare në Shqipëri, duke kërkuar...
14:21 | 17/06/2026