Ndryshojnë rregullat e aplikimit për dokumente biometrike
Ministria e Brendshme dhe kompania shtetërore IdentiTek Sh.A njoftuan këtë të martë një sërë risish që synojnë lehtësimin e procedurave për pajisjen e qytetarëve shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, me dokumentet biometrike të identifikimit.
Ndër ndryshimet më të rëndësishme është eliminimi i nevojës për blerjen fizike të kuponëve në sportelet e Postës për pasaportat dhe kartat e identitetit. Qytetarët mund të kryejnë tashmë pagesat online, duke shmangur shkuarjen fizikisht në postë.
IdentiTek njofton se ofron gjithashtu shërbimin e përshpejtuar të prodhimit të kartave të identitetit, nga 1 deri në 3 ditë.
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, dhe administratorja e IdentiTek, Freskida Halilaj, vizituan një nga zyrat e aplikimit për të ndjekur nga afër funksionimin e platformës së re.
“Ministria e Brendshme dhe IdentiTek sot lancon dy procese shumë të rëndësishme, të cilët do t’i vijnë në ndihmë qytetarëve për lehtësimin e të gjitha procedurave për sa i përket aplikimit online për marrjen e një kuponi dhe vazhdimin e procedurave për prodhimin e kartave të identitetit,” deklaroi ministri Hoxha.
Sipas tij, aplikimi për kuponin dhe karta do të mund të bëhet tërësisht online nëpërmjet platformës së IdentiTek.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm është edhe përmirësimi i sigurisë së dokumenteve. Administratorja Halilaj njoftoi se Shqipëria është bërë vendi i 99-të anëtar i Drejtorisë së Çelësave Publik (DCP) në kuadër të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO), duke garantuar që pasaportat shqiptare janë tashmë më të sigurta dhe të njohura ndërkombëtarisht.
“Pasaportat tona aktuale identifikohen në mënyrë automatike nëse janë origjinale apo jo, çka e bën pothuajse të pamundur falsifikimin,” u shpreh Halilaj, duke shtuar se standardi i sigurisë është afruar shumë me atë të vendeve të Bashkimit Europian.
LEXO GJITHASHTU:
Oficeri i policisë së Sarandës përplaset fizikisht me një grup personash, disa të shoqëruar
Vrasja e ish-policit Santiago Malko, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin
“Prindërit të ndihen të lehtësuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, familja Cani reagon për deklaratën e kryeministrit
- 10:12 Japonia ndryshon rregullat e trashëgimisë perandorake, gratë ende jashtë linjës së pasardhësve
- 09:58 Një raketë godet një cisternë pranë brigjeve të Omanit, trafiku “i paralizuar” në Hormuz pas sulmeve SHBA-Iran
- 09:53 Oficeri i policisë së Sarandës përplaset fizikisht me një grup personash, disa të shoqëruar
- 09:51 Oligarkët rusë zhvendosin dhjetëra miliarda jashtë vendit, teksa Kremlini shtrëngon kontrollin
- 09:43 Ende viktima të tjera nga tërmeti në Venezuelë, numri rritet në 4,930
- 09:41 Tre të vdekur, dhjetëra të plagosur dhe gjysmë milioni njerëz pa drita nga stuhia më e fortë në 20 vjet në Kili (VIDEO)