“Në 2021 asnjë…”-Gazetari: Kush ishte bosi shqiptar i drogës në burgun e Ekuadorit
Gazetari Julian Kasapi është shprehur se në vitin 2021 në burgjet e Guaiaquil në Ekuador nuk kishte asnjë shqiptar të burgosur, përveç Dritan Rexhepit.
Komentet Kasapi i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se trazirat e ditëve të fundit në Ekuador kanë ardhur pasi presidenti i vendit përmendi me emra e mbiemra 22 grupet kriminale që operojnë në vend dhe premtoi krijimin e dy burgjeve të sigurisë së lartë.
“Kur isha në vitin 2021 nuk kishte asnjë të burgosur shqiptar në burgjet e Guaiaquil, përveç Gramos Rexhepit, i cili tashmë është në Turqi. Krerët e grupeve në Ekuador nuk preferojnë të qëndrojnë në burg, të kalojnë vitet e tyre në burg.
Në burgjet e Ekuadorit, presidenti përmendi 22 grupe kriminale dhe premtoi ngritjen e dy burgjeve të reja të sigurisë së lartë. Prandaj ndodhi diçka e tillë në Ekuador.
Pra u përmendën të gjitha grupet kriminale me emra e mbiemra, pra ishte hera e parë që po bëhej diçka. Nuk e di sa do të bëhet, por imagjino kur arratisen këta të burgosur…”, tha Kasapi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 13:59 “The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: E trajton Shqipërinë si Sulltanatin e tij
- 13:32 Shifrat e pabesueshme të Messit
- 13:05 9 ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026
- 13:02 Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë
- 12:37 Vidovdani/ Policia e Kosovës, kontrolle të rrepta serbëve në hyrje të Gazimestanit (VIDEO)
- 12:26 I nxehti brutal/ Mbi 1 mijë të vdekur në Francë, OBSH: Impakt tek shëndeti dhe ekosistemet