“Në ’96 Berisha na rrahu, Clinton e përkrahu”, Bushati: Edhe Bushi erdhi me lekë

3 Korrik 2023 | 22:30

Gazetari Andi Bushati ishte këtë të hënë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania për të folur rreth vizitës së ish-presidentit amerikan Bill Clinton në Tiranë.

Sipas Bushatit Clinton në Shqipëri ka ardhur për interesa personale dhe se është paguar ndërsa shtoi se qëllimi ishte të godiste Albin Kurtin.

Bushati tha se kjo nuk do të ishte hera e parë që një ngjarje e tillë ndodh, pasi edhe më herët ka pasur ish-president që kanë ardhur për interesa të veta personale, e sdolli këtu rastin e presidentit Bush, i cili sipas gazetarit “erdhi të përqafohej me Saliun, me paratë e grekut”.

“Në vitin 1996, ai Saliu na rrahu në ’96 dhe vodhi zgjedhjet në gjithë Shqipërinë. Bill Clinton i tha mbaje pushtetin por përsërit zgjedhjet në 40 zona. 17 tha Saliu dhe kjo nuk bëhet. Një muaj më vonë të gjitha fjalët që dëgjoj nga Hila sot, i kam dëgjuar nga Salistët atëherë. Se një manjat i madh grek mori jahtin dhe solli këtu Xhorxh Bushin të përqafohej me Saliun.

Ish-president amerikan që i kishte të gjitha këto informacione, e solli leku grek për të mbështetur Saliun që nuk po i bindej. Bota perëndimore e njeh, është bërë problem dhe diskutohet kudo. Ish-njerëz që mbajnë funksione, nuk bëjnë para, jetojnë me rrogën që u jep shteti, por pasi largohen nga posti i shumëfishojnë paratë dhe luajnë për interesat e tyre private”,-tha Andi Bushati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026