“Në Dubai, 3 vite burg për fjalë të pista në internet”, juristi: Ka dënime të ashpra
Juristi Erbi Ago, tha në “Good Morning Albanians” se në Dubai ligjet janë shumë të rrepta dhe dënimet shumë të ashpra për shkelësit.
Kjo gjë sipas tij bën që policët të mos jenë në çdo cep rrugë siç ndodh në vendin tonë, ku disa shkelje ligjore nuk marrin ndonjë dënim të madh. Një ligj që Ago solli si shembull ishte përdorimi i fjalëve të pista në internet, i cili në Dubai mund të dënohet deri me tre vite burg.
“Për shkelje ligjesh të ndryshme në Dubai, dënimet janë shumë më të mëdha në krahasim me mesataren e Botës, kjo ka arritur të krijojë atë sensin, që këtu nuk është e nevojshme të ketë polic në çdo cep.
Kjo ndjesia që mund të ketë një person në Shqipëri, se po u shkel ky ligj nuk është dënimi aq i madh, në Dubai kalon në ekstremin tjetër, sepse aty ka ligj që nuk lejohen fjalët e pista në internet dhe burgosesh deri në tre vite deri në 160 mijë dollarë gjobë”,-tha për Euronews Albania, juristi Ago.
LEXONI GJITHASHTU:
- Papa Françesku: Duhen marrë masa urgjente ndaj ndryshimeve klimatike
- Të blini një pronë apo të prisni për ulje çmimesh? Këshillon agjenti
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë