‘Në Durrës janë investuar miliarda’, Lita: Jahtet luksoze pa lidhje me Shqipërinë

18 Nëntor 2022 | 14:45

Gazetari Lavdrim Lita e cilëson të patolerueshme që një port me të gjitha parametrat e sigurisë siç është porti i Durrësit të kthehet në një port jahtesh.

Në një intervistë për Euronews Albania, Lita u shpreh se në portin e Durrësit janë investuara miliarda euro për ta bërë funksional dhe të sigurt, ndërsa vendimi për ta kthyer në port jahtesh është jashtë çdo logjike përfitimi.

“Nga pikëpamja e sigurisë porti i Durrësit i ka marrë të gjitha certifikatat e duhura të sigurisë. Aty ankorohen anije të të gjithë kalibrave. Nëse e bëjmë portin e Durrësit në një port jahtesh, kjo është e patolerueshme. Nuk e di si politika shqiptare merret me tundimi që u ka ofruar Rama, me kompani fantazmë offshore. Janë investuar miliarda euro për ta bërë funksional portin e Durrësit. Të gjitha portet italiane dhe greke dynden me mallra kurse ne bëjmë të kundërtën duke bërë një port për jahte. Kush do ankorohet në këto jahte? Ata që e blejnë naftën pa akcizë? Për çfarë po flasim? Është si ajo legjenda e vjetër gjermane, ne po i biem fyellit për të larguar shqiptarët për ta mbushu me kolonë globalistë që do vijnë të ankorojnë në Durrës jahtet e tyre luksoze pa lidhje me Shqipërinë”, tha Lita.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja lidhur me seancën e fundit plenare në Kuvend si dhe mbledhjen që pritët rë...
11:08 | 21/07/2026

Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut

Meteorologia Lajda Porja në një lidhje live për Euronews Albania bëri parashikimin e motit dhe u shpreh se dita e sotme do të jetë dita...
10:36 | 20/07/2026

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026