Në Gjermani rritet shkalla e krimit kundër politikanëve
Gjermania është duke u përballur me përshkallëzim të rrezikshëm të agresionit politik, pasi vendi ka përjetuar rritje të mprehtë të sulmeve kundër personave që janë aktivë në skenën politike, ka thënë ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser.
“Ne duhet t’i japim fund kësaj spiraleje”, ka thënë politikanja social-demokrate në një artikull të shkruar për edicionin e së shtunës të gazetës gjermane, Welt.
Vitin e kaluar janë regjistruar 3.691 vepra penale kundër zyrtarëve publikë partiakë, dhe 80 prej tyre kanë qenë të dhunshme.
Kjo shifër përbën 85 për qind rritje në krahasim me vitin 2022, kur janë regjistruar 1.994 shkelje.
“Këta persona janë kërcënuar, zyrat e tyre janë sulmuar, shtëpitë e tyre janë rrethuar, pronat e tyre private janë dëmtuar ose shkatërruar”, ka shkruar Faeser.
Të martën e javës së ardhshme ajo planifikon t’i prezantojë statistikat për krimet e motivuara politikisht që janë regjistruar më 2023.
Ajo e ka përmendur në veçanti sulmin ndaj deputetit gjerman Matthias Ecke, i cili është rrahur dhe është dërguar më pas në spital në qytetin e Dresdenit, në fillim të majit, shkruan REL.
“Është kuminacion i dhimbshëm i një numri të madh të tentimeve për frikësim, i kërcënimeve dhe akteve të dhunës në javët e fundit. Ne duhet të tregojmë se shteti kushtetues nuk do të tolerojë këtë qasje”, ka thënë ajo.
Ministrja gjermane ka vënë re se shkalla e sulmeve është rritur së fundmi edhe ndaj vullnetarëve, zyrtarëve policorë dhe atyre të kërkim-shpëtimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve
Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
- 18:48 Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë
- 18:29 Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite
- 18:24 Numri i personave të raportuar të zhdukur pas tërmeteve shkatërrues në Venezuelë i kalon 25 mijë
- 18:04 Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset
- 18:03 Vinicius: Neymar është idhulli ynë, Ancelotti është më i madhi i të gjitha kohërave
- 17:58 Portugalia gati të dërgojë 50 ekipe shpëtimi në Venezuelë pas tërmetit të fuqishëm vdekjeprurës