“Ne ishim Koreja e Veriut e Europës”, Rama intervistë për median franceze

15 Gusht 2022 | 14:43

“Ne ishim Koreja e Veriut e Europës”. Kështu shprehet kryeministri Rama në një intervistë për median franceze “Francesoir”.

Hapja e negociatave për kreun e qeverisë është një hap thelbësor për Shqipërinë e cila ka qenë për shumë kohë nën regjimin komunist.

“Shqipëria ka qenë vendi më i izoluar nga vendet komuniste. Ne nuk kishim marrëdhënie e shkëmbime madje as me vendet e Lindjes që i përkisnin dikur bllokut komunist. Ne ishim Koreja e Veriut e Europës. Ky është një ndryshim thelbësor shumë i thellë”, thotë Rama.

Por ku e shikon Rama, Shiqipërinë pas një dekade.

“Pas 10 vitesh, ndoshta do të jetë në BE, nëse BE mbetet siç është tani. Në fakt, bota sot ndryshon shumë shpejt, mjafton të shihni situatën aktuale. Pa tragjedi, pas 10 vitesh, Shqipëria do të jetë në BE dhe ne do të bëjmë gjithçka për ta arritur këtë”, shprehet kreu i qeverisë për median franceze.

Kryeministri Rama ndalet edhe tek turizmi për të cilin thotë se ka qenë në shifra të cilat ishin suprizuese.

“Tirana ka rezultuar si vendi më i vizituar pas Antalias, që nga fundi i pandemisë. Këtë nuk e prisnim. Parashikimi ynë ishte 2.9 milion hyrje në Shqipëri, e në fakt deri në fund të vitit do kemi tejkaluar 4 milion”, u shpreh kryeministri.

Gjatë intervistës, Rama është pyetur edhe për menaxhimin e situatës gjatë pandemisë, të cilën e ka konsideruar të suksesshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026