Në këmbë nga Kosova, veterani i UÇK-së mbërrin në Tiranë për protestën

17 Tetor 2025 | 11:24

Agim Pllashniku, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Tiranë, pas një rruge prej 260 kilometrash të përshkuar në këmbë që nga nga Prishtina.

Në një lidhje live për Euronews Albania, ai tha se e ndërmori këtë rrugëtim në përkrahje të luftëtarëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë dhe në mbështetje të protestës që do të zhvillohet në Tiranë në orën 17:00.

Sapo mbërriti në Tiranë, ndalesa e tij e parë ishte te shtatorja e Adem Jasharit, ku i vendosi dhe një shall me sibolikën e UÇK-së. Pllashniku i nisur nga Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë dhe tha se rrugëtimi kishte zgjatur dy ditë e dy netë.

“Ndihem pak i lodhur, por jemi mirë. Në orën 10 kam hyrë te Sheshi Shqiponja. E mora këtë iniciativë për të përkrahur ata legjendarë që janë në Hagë, që mbahen padrejtësisht prej pesë vitesh me aktakuza të Beogradit. Po mendoj se po ia vlen, sepse ata kanë sakrifikuar për ne, shteti shqiptar ka sakrikfikuar per ne”, u shpreh ai.

Sakaq, veterani Pllashniku u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës simbolike në Tiranë, duke theksuar se luftëtarët në Hagë kanë nevojë për përkrahje.

“Do të mbahet mend kjo protestë”, theksoi ai.

Në fund, ai falënderoi të gjithë qytetarët dhe Policinë e Shtetit për përkrahjen, si dhe mediat që e ka ndjekur gjatë rrugëtimit të tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026