Në kërkim ndërkombëtar për terrorizëm, ndalohet në Rinas 67-vjeçari turk
Një shtetas turk është ndaluar në hyrje të Republikës së Shqipërisë nga Njësia Rajonale Antiterrorizëm në Tiranë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare në Rinas, pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra me natyrë terroriste.
67-vjeçari Ibrahim Karaoglu dyshohet për “tentativë për rrëzimin e rendit kushtetues” dhe “pjesëmarrje në organizatë të armatosur terroriste”, sipas legjislacionit penal të Turqisë, ndërsa ndaj tij ishte lëshuar më herët urdhër arresti për qëllime ekstradimi.
Ai u ndalua në aeroportin e Rinasit gjatë tentativës për të hyrë në territorin shqiptar në zbatim të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe urdhrit të Prokurorisë, të vitit 2017, ndërsa operacioni është realizuar pas shkëmbimit të informacionit me partnerët turq dhe kontrolleve të shtuara në pikat kufitare.
“Si rezultat i koordinimit të informacionit dhe veprimeve operacionale, ndërmjet specialistëve të Njësisë Rajonale Antiterrorizëm, Tiranë, në Sektorin e Hetimit në Drejtorinë e Antiterrorit, me partnerët turq, si dhe si rezultat i intensifikimit të kontrolleve dhe verifikimeve në hyrje/dalje, nga shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, me objektiv parandalimin e lëvizjes ilegale, të shtetasve në kërkim ndërkombëtar, që synojnë t’i fshihen drejtësisë në shtetet ku kanë kryer vepra penale, u ndalua në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shtetasi turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar:-I. K., 67 vjeç. Ndalimi i këtij shtetasi u krye në zbatim të urdhrit të prokurorit, nxjerrë më datë 08.08.2017, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Tiranë, për caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, me qëllim ekstradimin, për shtetasin I. K., për veprat penale “Tentativa për rrëzimin e rendit kushtetues” dhe “Anëtarësimi në organizatë të armatosur terroriste”, parashikuar nga legjislacioni penal turk. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, në funksion të procedurës për ekstradimin e këtij shtetasi”, njofton policia.
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri
- 12:05 BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
- 11:58 Një tërmet i fortë godet Zelandën e Re, sa ishte magnituda?
- 11:39 Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)