Në protestë dhe për Xhaçkën, Kraja: Kushtetuta trajtohet si fasadë institucionale

10 Korrik 2024 | 22:52

Drejtori i Kabinetit të kryetarit të Partisë Demokratike, Akil Kraja tha se një ndër arsye që do të ndalin në protestë në 11 korrik është dhe për heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës.

Ai u shpreh se kushtetuta po shkelet në mënyrë të turpshme dhe se sistemi po e trajton kushtetutën si një fasadë institucionale.

 

“Sot nuk ka ende një vendim, ne me vendimmarrje nënkuptojmë heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës dhe pse kemi muaj qe e kërkojmë. Nesër ne do të dalim në protestë dhe për këtë gjë, sepse jemi në një realitet ku Kushtetuta po shkelet nga mënyra më të turpshme. Ju e mbani mend se si një anëtare “gjoja” e Gjykatës Kushtetuese shkoi dhe dha betimin në një notere. Këtu është bërë një sistem që e trajton kushtetutën si një fasadë institucionale, ndërkohë që realiteti është që jemi nën 2 milion shqiptarë, pacientët me kancer akuzohen nga një sistem që e ka mendjen vetëm për të vjedhur”  tha Kraja

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të publikohet data dhe ora e mbajtjes...
12:02 | 17/07/2026

Shifrat/ Policia e Korçës bën bilancin e dy muajve, prioritet lufta kundër krimit dhe siguria gjatë sezonit turistik

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin kanë prezantuar këtë të premte bilancin e punës për periudhën maj-qershor 2026, në...
10:55 | 17/07/2026

Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Theth, por për fat të mirë pa persona të lënduar. Disa turistë të huaj kanë...
10:38 | 17/07/2026