Në qeli prej majit të vitit 2023, Beleri kërkon sërish lirinë në Gjykatën e Fierit
Sot, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Fierit, është paraqitur sërish Fredi Beleri për të kërkuar lirimin me kusht.
Tre seancat e mëparshme kanë dështuar për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm. Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Beleri përfaqësohet në Gjykatë nga avokati Geni Gjyzari.
Avokati konfirmon per euronews albania se seanca për lirimin e Belerit ka nisur që në orën 10:00 të mëngjesit të sotëm.
Kujtojmë se Beleri qëndron në burg që prej 12 majit të vitit të kaluar, i akuzuar për blerje votash.
Beleri u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, në të cilat kandidonte për kryebashkiak, duke arritur që të fitonte shumicën e votave megjithëse ishte në burg, por izolimi i pamundësoi mbajtjen e postit.
Më pas Beleri u zgjodh eurodeputet në Parlamentin Europian duke kandiduar për Partinë Demokracia e Re në Greqi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse