Në Shqipëri, pacientë me simptoma të COVID pas 3 muajsh, thotë mjeku
Mjeku pneumolog Arben Tanka tha për emisionin “Fast Check” në “Euronews Albania”, se në Shqipëri ka raste të pacientëve që kanë simptoma të covidit edhe pas 3 muajsh. Këto pacientë konsiderohen si pacient long covid.
“Ka raste në Shqipëri. Pjesa më e madhe e pacientëve që vijnë te ne, ankohen për një lodhje të theksuar dhe kanë problem me memorien. Ka dhe pacientë të cilët kanë pagjumësi dhe probleme me ankthin”, tha ai.
Nëse një pacient pas ditës së 21-të të shfaqjes së simptomave kryen një tampon RT PCR dhe rezulton negativ, konsiderohet pacient post covid sipas mjekut.
Tanka u shpreh se në pjesën më të madhe të rasteve, organi më i prekur është mushkëria, sidomos te pacientët të cilët kanë qenë të intubuar dhe kanë pasur probleme me frymëmarrjen.
Ai nënvizoi se çdo organ i prekur nga Covid-19 duhet të trajtohet me preparate të ndryshme dhe apeloi qytetarët që t’i drejtohen fillimisht mjekut të familjes nëse kanë shqetësime të tilla.
LEXONI GJITHASHTU
Liqeni i Lepurit në Tiranë, thesar i fshehur natyror mes maleve
Tabu për kontroll gjinekologjik, mjeku: Rekomandoj vizitat edhe pa pasur një problem
Lëkura në verë, çfarë rekomandojnë mjekët?
- 16:45 Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 16:45 Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida
- 16:40 Plani i Rritjes, Koopman: Shqipëria dhe Mali i Zi janë më të përparuarit, pritet të arrijë 80%
- 16:36 META paditet në SHBA! Ish-punonjësit pretendojnë se AI u përdor për të përzgjedhur punonjës me probleme shëndetësore për pushime nga puna
- 16:31 Si Irani dhe Omani pretendojnë për të drejta mbi Ngushticën e Hormuzit?
- 16:23 Rusia akuzon Ukrainën për terrorizëm në Detin Azov, teksa Kievi hap front të ri lufte