“Në Shqipëri vijnë ilaçe të pacertifikuara nga India”-alarmi i Tritan Shehut
Deputeti i Partisë Demokratike Dritan Shehu tha në një intervistë për “Good Morning Albanians” se në Shqipëri futen shumë ilaçe me origjinë të pasigurt.
Ai ngriti shqetësimin se shpesh në vendin tonë vijnë ilaçe të pacertifikuara të cilat vijnë si nga lindja ashtu edhe nga vende përreth. Shehu shtoi se për fat të keq në Shqipëri ende nuk është e mundur të bëhet certifikimi i ilaçeve.
“Në Shqipëri vijnë ilaçe të pacertifikuara. Ka shumë vende lindore nga të cilat vijnë, mund të vijnë edhe nga India. Mund të vijnë edhe nga vende përreth. Mund të vijnë nga shumë vende, por rëndësi ka kush është niveli i sigurisë. Për mua nivelin e sigurisë e jep certifikimi ndërkombëtar. Ne në Shqipëri nuk e kemi mundësinë për të bërë certifikime.
Ne nuk kemi kontroll të medikamenteve në Shqipëri. Ka edhe një arsye të sinqertë që pse nuk mund ta kemi, së pari është mungesa e teknologjisë, së dyti në Shqipëri kemi një nivel shumë të lartë të korrupsionit, gjë që e bën të pamundur të ketë barriera të brendshme në mbrojtjen e sigurimit të medikamenteve”,-tha Tritan Shehu.
LEXOI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 18:20 Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington
- 18:09 Serbët do të vazhdojnë protestat edhe pasi presidenti Vuçiç njoftoi se do të japë dorëheqjen
- 17:44 Rrufeja godet një pemë në një park në Suedi, plagosen 10 persona
- 17:33 Biden kritika për Trump: Një humbës i paaftë dhe i korruptuar
- 17:18 Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
- 17:17 Afër dhe larg Tiranës, fshatrat që jetojnë si në mesjetë! Burrat mbeten pa martuar