Nën masa të rrepta sigurie, Albi Mecini paraqitet në Gjykatën e Sarandës
Nën masa të rrepta sigurie ka arritur nga Fieri në Gjykatën e Sarandës, Albi Mecini, i dyshuari për zhdukjen e Leonard Theodhorit, i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovarit në muajin prill në Sarandë.
Mecini do të njihet me masën e sigurisë “Arrest ne burg” të vendosur në mungesë ndaj tij për veprën penale “rrëmbimi ose mbajta peng e personit” per ngjarjen e prillit ku ne rrethana misterioze rezultojnë të zhdukur Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari.
Mecini është shoqëruar nga një furgon i Drejtorisë se Përgjithshme te Burgjeve ndërsa ne mbështetje për ruajtjen e perimetrit te sigurisë janë forcat e FNSH te pajisura me antiplumb. Seanca kryesohet nga Gjyqtari Alban Veçani ndërsa Prokurore është Esmeranda Basho.
Kujtojmë se Albi Mecini u arrestua në flagrancë në aksin rrugor “Mbrostar-Fier”, pasi iu gjetën në automjet 2 çanta me 21.3 kilogramë lëndë plasëse të montuara për shpërthim në distancë dhe me bidona me lëndë djegëse.
LEXONI GJITHASHTU:
- Putin dhe Erdogan do takohen javën e ardhshme në Soçi
- Paketa e Sigurisë në shkolla, Balla: Vendosim perimetër sigurie 50 m rreth objekteve
AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset