Nëna nxjerr foton live: Djali erdhi i gërvishtur nga kopshti! Nuk i hapën kamerat…
Një ngjarje e rëndë është publikuar këtë të enjte pas një denoncimi të bërë nga Lorenc Rrapa për edukatoren e djalit të tij, Rudina Gërdani, e cila sipas tij ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve për të cilët duhet të kujdesej në kopshtin privat “Gledis”.
I ftuar në emisionin “People” në Euronews Albania, Lorenc Rrapa tha se në pamjet filimike pa se djali i tij nuk ishte i vetmi që ishte dhunuar, por ishin edhe fëmijë të tjerë. Ai vetë shprehet se ka parë në pamje filmike të paktën tre raste dhune.
Gjatë transmetimit të emisionit këtë të enjte një tjetër nënë ka telefonuar dhe në lidhje të drejtpërdrejtë ka treguar se ka dyshime se edhe fëmija i saj është dhunuar në kopshtin “Gledis” nga një tjetër edukatore, por ajo nuk është lejuar të shikojë kamerat e kopshtit.
“Kam pasur djalin në periudhën maj-qershor. E kisha djalin 1 vjeç, e kam çuar në çerdhe te “Gledis”, djali në fillim shkonte mirë, pas një farë kohe kur shkoja atje djali tmerrohej fillone të qante. Një ditë marr djalin me shenja gërvishtje në faqe e me të nxira. Unë mora drejtoreshën dhe i thash, ajo më tha “e ke gërvishtur vetë”, i kërkova të shikoja kamerat por më tha “nuk ti hap”,-tha Xhesi, nëna denoncuese. Pas kësaj ngjarje ajo e ka çuar djalin në një tjetër çerdhe.
Kujtojmë se këtë të enjte është shpallur në kërkim edukatorja Rudina Gërdani. Ajo është denoncuar nga Lorenc Rrapa dhe nëna e një tjetër fëmije 3-vjeçar.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta