Nenad Çanak: Serbia nuk ka potencial për të zhvilluar luftë ndaj Kosovës

6 Shkurt 2026 | 21:21

Politikani serb Nenad Çanak foli në një lidhje live për emisionin Balkan Talks, ku analizoi situatën politike në Serbi dhe ndikimin e saj në Kosovë. Ai vlerësoi se tensionet aktuale dhe gjendja e brendshme në Serbi e bëjnë të pamundur një konflikt të ri mes Beogradit dhe Prishtinës.

Çanak theksoi gjithashtu rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës dhe rolin e presionit ndërkombëtar në shmangien e përplasjeve. Sipas tij, administrata amerikane dhe Bashkimi Evropian insistojnë në pranimin e realitetit që Kosova është shtet sovran, me të njëjtat të drejta si çdo shtet tjetër në rajon dhe në botë.

“Nuk shoh se skenari për luftë mes Serbisë dhe Kosovës është i mundur, sepse Serbia nuk ka potencialin për të qenë e angazhuar në mënyrë aktive”, tha zoti Çanak.

Ai shtoi se pushteti në Serbi është thellësisht i korruptuar dhe shumë vendime qeveritare diktohen nga rrjeti i inteligjencës ruse.

“Ka disa njerëz në qeveri si Aleksandër Vulin apo Nikola Popovi që janë spiun të Kremlinit brenda qeverisë serbe. Por në këtë moment, për shkak të tensioneve mes Perëndimit dhe Lindjes, nuk do të ketë luftë në këndvështrimin tim, edhe pse provokimet janë më se të mundshme”, shtoi ai.

Në lidhje me raportimet për një rezolutë të mundshme të SHBA-së për mbylljen e dialogut Kosovë-Serbi dhe njohjen reciproke, Çanak tha se zoti Dushan Janjiç është një burim shumë i mirëinformuar dhe konsideron serioze atë që ka deklaruar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Urrejtje patologjike ndaj Kosovës”, Andoni: Ministrja serbe pati kurajë dhe e tha, Daçiç e thelloi

Analisti Ben Andoni, i ftuar këtë të shtunë në Balkan Talks me Franko Egro në Euronews, ka folur lidhur me deklaratat e ministres serbe për...
19:25 | 18/07/2026

“Ministrja serbe nuk bëri gafë politike”, Ramabaja: Shqetësuese është reagimi i Shqipërisë

Në një lidhje live nga Prishtina për Euronews Albania me Franko Egro në Balkan Talks, studiuesi i gjeopolitikës, dr. Sadri Rambaja, u shpreh se deklarata...
18:47 | 18/07/2026

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026