Nëndeklarimi i pagave, tatimet nisin kontrollet te firmat ndërtuese
Në sektorin e ndërtimit, një pjesë e madhe e punonjësve rezulton me paga të nëndeklaruara. Për këtë arsye, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nisur verifikimet ndaj subjekteve ndërtuese, me qëllim korrigjimin e kësaj shkeljeje, e cila dëmton ekonominë dhe të drejtat e punonjësve.
Tatimet njoftojnë se kanë filluar kontrollet në terren për nëndeklarimin e pagave në këtë sektor. Kontrollet do të përqendrohen te subjektet që nuk kanë respektuar pagat dysheme të përcaktuara nga administrata tatimore, të cilat kanë hyrë në fuqi më 1 dhjetor 2025.
Për shkak të deklarimit të pagave më të ulëta se ato reale, muajin e kaluar Tatimet publikuan listën orientuese të pagave për sektorin e ndërtimit, sipas çdo profesioni.
Nëpërmjet një letre drejtuar bizneseve të këtij sektori, Tatimet paralajmërojnë se mosdeklarimi real i pagave cenon sigurimet shoqërore dhe pensionet e punonjësve. Subjektet që shkelin ligjin mund të përballen me hetime të thelluara, ndërsa në fokus të kontrolleve do të jenë edhe transaksionet me burime të dyshimta të ardhurash, në bashkëpunim me agjenci të tjera ligjzbatuese.
Sektori i ndërtimit punëson rreth 63 mijë persona, një numër që është rritur me 20 mijë gjatë dekadës së fundit. Megjithatë, ai renditet ndër sektorët me pagat më të ulëta në vend. Edhe pse prej vitesh vetë ndërtuesit raportojnë rritje të pagave, për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, të dhënat e INSTAT tregojnë se paga mesatare në ndërtim është 68 mijë e 277 lekë, kryesisht si pasojë e nëndeklarimit të pagave.
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
Kriza SHBA-Iran godet tregjet, nafta shënon rritje dhe reflektohet edhe në karburantet në Shqipëri
- 16:52 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 15:55 Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
- 15:52 Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
- 15:48 Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë