Nënkryetari i LDK për ‘reciprocitetin e targave’: Një hap para, dy mbrapa
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri e ka përshkruar vendimin për reciprocitetin e targave “një hap para, dy mbrapa”.
Sipas tij ndalimi i automjeteve me targa serbe në kufi për t’i zëvendësuar me targat e Kosovës është i duhuri, por në një kohë të gabuar duke marrë parasysh se vendi në këto momente po përballet dhe me zgjedhjet lokale.
Ai tregoi shqetësimin për “rebelimin” e banorëve në veri të Kosovës në një periudhë pandemie, ndërsa u shpreh pozitiv sa i takon menaxhimin e situatës.
“I gjithë ky vendim lidhet me një të kaluar të afërt që është marrëveshja e Brukselit, të cilën duhet ta lexojmë drejtë si negociata për normalizim të marrëdhënieve. Dialogu me Serbinë është proces për të cilin Kosova po ftohet të hyjë në tavolinë dhe zoti Lajçak në vizitën e fundit që ka pasur në Prishtinë dhe Beograd qëndroi në rikthimin e interesit dhe fokusin europian dhe amerikan te dialogu dhe jo te procese të tjera,” – deklaroi Haziri.
Sipas tij ndezja e një debati të panevojshëm politik, është në favor të Kurtit në prag të zgjedhjeve lokale, ndërsa theksoi se ”reciprociteti i targave” duhej vendosur më parë.
Të hënën qeveria e Kosovës bëri me dije se të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në Kosovë duhet të pajisen me targa të përkohshme, diçka që mund të bëhet në të gjitha pikat kufitare të Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)
- 21:17 Humb jetën një person në Himarë, dyshohet se rrëshqiti në dhomën e hotelit